Courtois: Edhe pa kualifikim direkt në Champions jemi favoritë për ta fituar atë

Creator: MOLLY DARLINGTON | Credit: REUTERS

Në një pozicion aspak të favorshëm në renditjen e Champions League, skuadra e Real Madrid synon sot fitoren ndaj Brest në ndeshjen fazën e grupit. Një nga titullarët e “los blancos” dhe lider i grupit është portieri Thibaut Courtois, që nuk kënaqet me pak, por kërkon maksimumin nga kjo ndeshje.

“Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh për të gjetur ekuilibrin. Por edhe nëse humbim disa ndeshje ne jemi ende gjallë në gjithçka dhe ndihemi të aftë për të mposhtur skuadrat e mëdha në Europë. Do të jetë e vështirë për të hyrë në “top 8” ekipet më të mira që shkojnë direkt, por mendoj se nuk kemi pushuar së qeni favoritë”, tha Curtois.

“Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur në këtë sezon, por ne shikojmë ndeshjen e radhë, atë ndaj Brest. Superkupa ishte një goditje e rëndë, por reagimi ishte i mirë. Do të shohim se si jemi kundër skuadrave të mëdha, por ajo që duhet të bëjmë është të tregojmë në çdo ndeshje se jemi një ekip i madh”, shtoi portieri belg.

Në fund, Coutrois foli për rikthimin e Alaba pas dëmtimit të gjatë: “E shoh shumë mirë. Pas një viti jashtë duhet të rikthehesh në lëvizje dhe, duke qenë se nuk ka miqësore, duhet ta bëjë duke hyrë në ndeshje. Ai po fiton vetëbesim. Ne jemi shumë të lumtur me rikthimin e tij, ai do të jetë i rëndësishëm deri në fund të sezonit”. /Telesport.al/

Read Previous

Juventusi po kërkon të përforcohet në mesfushë me futbollistin e Chelseat

Read Next

Estonia po planifikon një taksë për anijet tregtare që kalojnë në Detin Baltik