“CNN”: Rusia përgatit tërheqjen e trupave nga Siria

Rusia po përgatitet për të tërhequr trupat nga Siria, shkruan CNN.

Sipas imazheve satelitore të mbledhura nga Maxar, Rusia duket se po ngarkon dhe përgatit avionë që nisen nga bazat e saj ushtarake në Siri.

Dy aeroplanë të rëndë të transportit ushtarak An-124 ishin të pranishëm në bazën ajrore ruse Khmeimim në Latakia në bregun e Mesdheut të Sirisë veriperëndimore, të dy me kabinat e ngritura, gjë që tregon se janë gati për të marrë ngarkesa. /abcnews.al/CNN/

Read Previous

Policia sekuestron mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak

Read Next

Forcat e mbrojtjes ukrainase rrëzuan 58 dronë rusë