Çmimi ndryshe nga rafti në arkë

Mediumi Syri ka raportuar për shumë raste ku qytetarët mashtrohen me çmime në markete të ndryshme, rastet kur konsumatori e paguan produktin me tjetër çmim tek arka, kurse në raft është tjetër. Këto janë ndër shqetësimet më të shpeshta të konsumatorëve, të cilët raportojnë dhe në Tv Syri duke dërguar foto e shkrime, një rast i tillë ndodhi dhe mëngjesin e sotëm, në një prej marketeve në Gjakovë ku një blerës ka hasur në manipulim me çmim:

Siç shihet në foto, çmimi i lëngut në raftë është 0.85€, por në arkë konsumatori ka paguar 1.09€

Muajve të fundit janë shtuar ankesat se, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe krizës globale, disa biznese e kanë shfrytëzuar rastin për të rritur artificialisht çmimet dhe për të shtuar fitimin.

Read Previous

Alarm në Izrael, raportohen urdhër-arreste nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Read Next

​Dita botërore e lirisë së shtypit, “Reporterët pa kufij”/ Kosova shënon rënie për 19 vende