Çmimet e karburanteve po vazhdojnë të rriten

Çmimet e derivateve të naftës cdo ditë e më shumë po kanë luhatje të çmimeve me tendencë të rritjes.

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë po ndikon negativisht në tregjet ndërkombëtare.

Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës.
Qytetarët thonë se kjo situatë është e papërballueshme, teksa tregojnë sa kanë paguar për litër para pak ditësh dhe sot.

Ky vozitës thotë se po mendon që mos ta përdorë makinën fare ndonëse i duhet për të kryer shumë punë pasi që udhëton nga Damjani.

E njëjtë si ky vozitës mund të veprojnë edhe shumë qytetarë pasi që është paralajmëruar rritje e çmimit të derivateve të naftës edhe në vazhdim.

Në qytetin e Gjakovës në kohën kur ne vizituam pikat e karburantit  çmimi i derivateve të naftës sillej prej 1.60 euro litra çmimi më i lirë, deri në 1.80 euro.

Read Previous

Nuk ka rritje të çmimeve të barnave

Read Next

​SPSPK bënë thirrje që të rritet paga minimale