Çmime të ndryshme në pikat e shitjes së karburanteve, ende vazhdojnë të jenë të larta

Çmimet e derivateve gjatë ditës së sotme ishin të  ndryshme nga njëra pikë e shitjes në tjetrën, ndryshim ky jo aq i theksuar.

Sa i përket naftës, çmimi më i ulët sot në disa pika të shitjes që ne i vizituam, ishte 1.56 euro për litër ndërsa më i larti 1.59 euro për litër.

Për benzinën çmimi më i lartë sot ishte 1.45 euro për litër ndërsa më i ulëti 1.39 euro për litër.

Sa i përketë gazit natyror sot çmimi më i lartë ishte 0.95.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës kohë më parë ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë.

Këtë vendim Qeveria thotë se e ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve. Sipas vendimit të Qeverisë obligohen gjitha deponitë e pikat e shitjes së naftës të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 për qind të kapaciteteve të tyre deponuese për qëllimeve të rezervave emergjent.

Read Previous

Pensionistët e mirëpresin pakon e re nga Qeveria e Kosovës

Read Next

Po vazhdojnë punimet për instalimin e rrjetit të ri të Ngrohtorës së Qytetit