Gara më e madhe në botë për biznese të reja në të mirë të mjedisit, ClimateLaunchpad, e
organizuar në më shumë se 55 shtete në botë, në fundjavën e kaluar shpalli fituesit botëror në
ngjarjen Finalen Botërore (Global Final).
Me pjesëmarrjen e parë të ndonjë shteti ballkanik, këtë vit ClimateLaunchpad u organizua në
Kosovë nga BONEVET. ClimateLaunchpad në Kosovë pranoi dy herë më shumë ide të
pranueshme se parashikimi fillestar, nga të cilat u përzgjodhën 8 më premtueset. Këto 8
startupe u trajnuan intensivisht nga trajnerë ndërkombëtar dhe vendor me eksperiencë të
shquar në ndërmarrësi dhe qëndrueshmëri.
“Nga 7 vite si trajner ekspert në ClimateLaunchpad, ekipi në Kosovë kishte një nga ekipet më
të mira për t’i përkrahur ndëmarrësit e rinj që dëshirojnë të bëjnë ndryshimin në botë”, u
shpreh Michael Goodfellow-Smith, udhëheqës i trajnimit Bootcamp në Kosovë.
Pas trajnimit, të 8 startupet prezantuan para jurisë së pavaruar vendore në ngjarjen Finalja
Kombëtare, duke zgjedhur 3 ekipet fituese, të cilat ndër tjerash përfitime u nominuan për
pjesëmarrjen në ngjarjen Finalet Regjionale, e organizuar në Ukrainë. GoBeyond, ekipi fitues
në Finalen Kombëtare në Kosovë, arriti që të triumfojë edhe në kategorinë e tyre në Finalet
Regjionale dhe të fitojë të drejtën për pjesëmarrjen në Finalen Botërore, një sukses i
jashtëzakonshëm marrë parasysh edhe paraqitjen e parë të ekipeve kosovare në
ClimateLaunchpad.
“Nuk e di nëse Kosova po konkurron për herë të parë apo jo në ClimateLaunchpad, por
pavarësisht kësaj dua t’i përgëzoj ata për punën serioze, dinamike dhe me pasion”, u shpreh
Ran Sasson, udhëheqës i ClimateLaunchpad Israel, i cili së bashku me Roman Zinchenko,
udhëheqës i ClimateLaunchpad Ukrainë ndanë këtë mendim në veçanti në fillim të
ceremonisë së fituesve në Finalet Regjionale.
Në Finalen Botërore, pavarësisht vlerësimit të lartë, GoBeyond nuk arriti të përzgjidhej në
mesin e 16 ekipeve të para nga e gjithë bota, të cilat fituan të drejtën për të qenë pjesë e
ClimateLaunchpad Accelerator, program i cili njihet për suksesin me biznese të reja.
Ekipet fituese përfituan edhe nga çmime të ndryshme monetare. Gjeni listën e plotë të
fituesve në linkun:
ClimateLaunchpad ka për qëllim që pavarësisht kompetivitetit, të rrisë bashkëpunimin dhe të
fuqizojë të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ky program ka nxjerrë shumë biznese që kanë tërhekur
investime milionëshe, por sidomos kanë ndikuar në luftimin e ndryshimit klimatik.
ClimateLaunchpad në Kosovë për vitin 2021 u përkrah nga Reconomy, Agjencia Suedeze për
Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), Helvetas, Help Kosovo, KFOS dhe Fondacioni
UNË E DU KOSOVËN dhe nga një rrjet i partnerëve publiko-privat, për të cilët BONEVET është
mirënjohës.
Takimi i jonë i ardhshëm është në hapjen e aplikimeve për vitin 2022.
Për më shumë detaje rreth ClimateLaunchpad ju ftojmë të na shkruni në çdo kohë në emailin