Ditë më pare, televizioni ynë paraqiti shqetësimin e një banori të fshatit Damjan i cili kërkonte lirimin e pronës komunale që është uzurpuar nga fqinji i tij, nën pretendimin se i është cënuar liria e lëvizjes së lirë. Për këtë rast Gjykata e Apelit, të drejtë i ka dhënë ankuesit duke e dënuar uzurpuesin, ndërkaq rrethojat kanë vazhduar të mbesin në vendin e njëjtë.
Çka ndërmori komuna e Gjakovës për pronën e uzurpuar në fshatin Damjan?