Top i ndritshëm ndriçon qiellin mbi Florida (VIDEO)

Një top i zjarrtë që ndriçoi qiellin natën mbi Florida dhe Bahamas, ishte një meteor i madh me diametër rreth 16 metra.

Topi i zjarrtë vërshoi nëpër qiell rreth orës 10:19 të mëngjesit të së hënës dhe u kap nga kamera në të gjithë Floridën, përfshirë edhe nga një ekip i WPEC-TV që bënin një reportazh në Facebook Live.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Gjirit Tampa konfirmoi gjithashtu se objekti ishte meteor, i cili gjithashtu u pikas edhe në Gjeorgji dhe Bahamas.

“Disa vëzhgues teorizuan se meteori mund të ketë qenë një pjesë e asteroidit 2021 GW4, i cili kaloi mbi 19 kilometra nga sipërfaqja e Tokës, por astronomi Jonathan McDowell i Qendrës së Astrofizikës Harvard-Smithsonian tha se topi i zjarrtë nuk kishte lidhje me asteroidin. /KlanKosova/

Read Previous

Vjosa Osmani: 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale

Read Next

​Kupa e Shqipërisë, derbi në gjysmëfinale mes Vllaznisë e Laçit