Çitaku: Qytetarët s’kanë votuar për bllokadë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të mos vazhdojë bllokadën e krijuar tash e sa javë lidhur me konstituimin e Kuvendit. 

Pas dështimit të seancës së XXI-të, ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, por për formim të institucioneve, teksa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon këtë proces. 

“I bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë z.Kurti që të reflektojë. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja që do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. I bëjmë edhe një herë apel në mënyrë që të ecim tutje. Kërkoj falje që nuk po kemi lajme më të mira për juve”, ka thënë ajo./koha.net/

Read Previous

Haziri: Seancat konstituive po kthehen në “seanca numrash”

Read Next

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët