Pas një ditë agjërimi ku energjitë janë të shteruara, të gjithë drejtohen tek ushqimet me kalori por kjo është mënyra e gabuar.
Dietologia Anila Kalleshi e ftuar në Ditë e Re, ka disa këshilla për ju po ashtu me benefitet që agjërimi ka në organizëm.
-Gabimi që bëjnë njerëzit që mbajnë ramazan, konsumojnë gjëra shumë të yndyrshme dhe shumë bollshëm. Kjo do të mbingarkojë organizmin dhe do të vështirësojë shumë procesin e tretjes.
-Iftari duhet te jete i thjeshte, jo i ngarkuar. Me produkte integrale dhe sa më shume fruta, perime.
-Pasi mbaroni iftarin , dilni nga shtëpia dhe ecni.
-Konsumoni ushqime me proteina dhe kalori të shëndetshme.
-Nuk rekomandohet uji gjatë ushqyerjes,ose para apo dhe pas. Duhet të prisni 15 minuta pasi nuk ndihmon në tretje.
•Agjërimi pastron organizmin nga toksinat, mos e mbingarkoni atë me toksina gjatë tij.
•Një mënyrë e tillë ushqyerje i lë organizmit kohë të procesojë./IndeksOnline/