Apple po bën të pamundurën për të mbajtur në fshehtësi risitë dhe surprizat që do të sjellë iPhone 17, i cili pritet të lancojë në vjeshtë. Megjithatë, disa detaje kanë arritur të zbulojnë pjesë nga dizajni dhe ngjyrat e këtij modeli të ri.
Kësaj here, nuk bëhet fjalë për përmirësime në kamerat, baterinë apo madhësinë, por për një ngjyrë të re që nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë model të mëparshëm të Apple. Burime të besueshme për mediat ndërkombëtare kanë konfirmuar se iPhone 17 do të ofrohet në katër ngjyra, një prej të cilave është një nuancë e re e kaltër.
Sipas informacionit të shpërndarë nga “Majin Bu”, i cili ka qenë një burim i njohur i Apple, ngjyra “Sky Blue” do të jetë e disponueshme për iPhone 17, një nuancë që deri tani është përdorur vetëm në “MacBook Air”. Kjo ngjyrë e re do të shoqërohet me opsione të tjera ngjyrash, duke përfshirë titaniumin e zi, titaniumin e bardhë dhe titaniumin “desert”.
Për t’u rikujtuar, herën e fundit që Apple përdori një nuancë të kaltër në iPhone ishte në vitin 2021, me modelin iPhone 13 Pro që u ofrua në ngjyrën “Sierra Blue”.