Chelsea tenton transferimin e Neymar

Neymar mund të jetë lëvizja e bujshme e këtij fundi merkato këtë verë. Braziliani duket i destinuar për t’u larguar nga Parisi.

Chelsea është skuadra që i është afruar ndjëshem transferimit të anësorit të sulmit. Ndërkohë që mbyllja e merkatos do të jetë të enjten e 1 shtatorit.

Todd Boehly, pronari i ri i Chelsea-t po bën gjithçka për t’i ofruar Thomas Tuchel-it, Neymar-in.

PSG është e hapur për të lejuar largimin e yllit të tyre, nëse vjen dhe oferta e duhur.

Klubi ka shpenzuar mbi 100 milionë euro deri më tani për afrimin e Vitinha, Nuno Mendes, Fabian Ruiz, Renato Sanches dhe Nordi Mukiele. Teksa pritet dhe afrimi i Carlos Soler.

Parisienët do të konsideronin humbjen e Neymar dhe shokut të skuadrës, Lionel Messi për të shmangur shkeljen e rregullave të FFP-së.

Pas një sezoni zhgënjyes 2021-22, Neymar ka nisur një fillim të jashtëzakonshëm këtë sezon. Në pesë ndeshjet hapëse, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë po aq asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

Vetëm një klub ka bërë deri më tani ofertë zyrtare për Cristiano Ronaldon

Read Next

Kremlini: Nuk mund të dërgojmë gaz natyror në Evropë për shkak të sanksioneve