Chelsea me ofertë zyrtare për yllin e Italisë, ofrojnë 100 milionë euro

Chelsea ka bërë gati një ofertë zyrtare për yllin Juventusit, Federico Chiesa.

Sipas “Bild” blutë po kërkojnë të shtojnë emra të mëdhenj në skuadër pas triumfit të tyre në Ligën e Kampionëve.

23 vjeçari që kaloi një huazim në Torino sezonin e kaluar, ishte futbollisti kryesor i suksesit të Italisë në Euro 2020.

Chelsea ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 100 milionë euro për futbollistin, por që u refuzua nga ana e Juventusit.

Në ditët në vazhdim, kampionët e Evropës do të tentojnë përsëri që të bindin italianët për ta lënë të lirë Federico Chiesan.

Chelsea gjithashtu është në bisedime edhe me Dortmundin për Haaland, por edhe klubi gjerman nuk dëshiron ta lëshoj futbollistin e tyre më të mirë. /IndeksOnline/

Read Previous

Benjamin Kololli bëhet me klub të ri

Read Next

​Mbi 70 mjekë kanë lënë Kosovën për gjashtë muaj, pacientëve nuk po u garantohen të drejta