KB Vëllaznimi ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke siguruar një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Chandler Lawson, një 23-vjeçar nga Memphis, SHBA, që luan në pozitat 4 dhe 5, me gjatësi prej 203 centimetrash, është transferi më i ri i klubit dhe pritet të zbarkojë së shpejti në Gjakovë. Ky transfer shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e klubit për të realizuar ambiciet e tyre në edicionin e ardhshëm.
Lojtari, i cili ka kaluar nëpër disa nga programet më të njohura të basketbollit kolegjor në SHBA, ka lënë gjurmë të thella me paraqitjet e tij. Ai ka luajtur për Oregon Ducks, Memphis Tigers, dhe së fundmi për Arkansas Razorbacks, të gjitha pjesë e Divizionit të Parë të NCAA. Përvoja dhe aftësitë e tij pritet të jenë një aset i vlefshëm për Vëllaznimin në sezonin e ardhshëm.
Chandler Lawson transferi i radhës i KB “Vëllaznimit”