Chadwick Boseman nderohet me një çmim edhe në “SAG Awards 2021”

Chadwick Boseman u nderua me një çmim të dielën në “SAG Awards 2021” për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Boseman, 43 vjeçar, vdiq në gusht të vitit që lamë pas nga kanceri i zorrës së trashë.

Gruaja e Boseman, Taylor Simone Ledward, pranoi çmimin teksa falënderoi “Screen Actors Guild Awards” për vlerësimin që i bënë aktorit të ndjerë.

“Faleminderit Zot. Faleminderit Leroy dhe Carolyn Boseman”, tha ajo para se të falënderonte bashkëpunëtorët e Boseman. “Faleminderit Screen Actors. Faleminderit, Chad”.

Kjo ndërkohë ishte shfaqja përfundimtare e Chad, i cili tashmë ka lënë një zbrazëtirë të madhe në kinematografinë ndërkombëtare.

I njëjti pas vdekjes u nderua me një çmim edhe për ‘aktorin më të mirë mashkull’ në një rol kryesor në ‘Golden Globes 2021’.

Ai po ashtu u nominua edhe për një ‘Oscar’.

“SAG Awards 2021” ishte paraparë të zhvillohej në janar, por është shtyrë për në prill për shkak të pandemisë./BotaSot

Read Previous

Bernard Berisha, futet në formacionin e javës në Superligën e Rusisë

Read Next

Si të fleni më shpejt dhe të keni një gjumë të rehatshëm!