Çfarë po ndodh në botë? Lajme në pak minuta

Sulm në Danimarkë: Tre viktima pas të shtënave me armë në një qendër tregtare

Një person i armatosur i ka marrë jetën tre personave dhe ka plagosur të tjerë, tre prej të cilëve  në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës. 

Deri më tani, i dyshuari është një 22-vjeçar danez, i cili është arrestuar dhe akuzohet për sulmin. Motivi ende nuk dihet, por autoritetet nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një sulmi terrorist. 

Ndërkohë, rreth 17 mijë persona, kryesisht të rinj ishin në afërsi të qendrës tregtare në pritje të koncertit të Harry Styles.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pas përmbytjeve të mëdha në Australi, autoritetet i kërkojnë njerëzve të evakuohen

Shërbimet e urgjencës në Australi i kanë kërkuar njerëzve në Sydney të evakuohen në mënyrë urgjente, pasi lumenjtë e tejmbushur përmbytën një pjesë të tokës dhe rrezikohej diga më e madhe.

Rreth 32.000 njerëz ishin nën urdhra evakuimi pasi prej tre ditësh bregu lindor australian është përfshirë nga shira të  rrëmbyeshëm. Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar rreth 20 njerëz në 12 orët e fundit, shumë prej tyre ishin të bllokuar në makina pasi rrugët janë përmbytur.

Për shkak të përmbytjeve, jo vetëm rrugët, por edhe shumë banesa janë mbuluar nga uji. Në shumë zona rrezik janë edhe digat, ku nivelet e ujit kanë arritur pikat maksimale.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Beteja për Lysychansk: Ukraina konfirmon se qyteti është në duart e rusëve

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse.

“Pas luftimeve të ashpra për Lysychansk, forcat mbrojtëse të Ukrainës u detyruan të tërhiqen nga pozicionet e tyre”, -tha shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Pala ukrainase deklaroi se vendimi për t’u tërhequr është marrë me qëllim ruajtjen e jetës së njerëzve, pasi rusët kishin përparësi të shumta në artileri, avionë, fuqi punëtore dhe forca të tjera.

Presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se forcat ukrainase do të kthehen në Lysychansk falë taktikave të tyre dhe “falë rritjes së furnizimit me armë moderne”.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tragjedia në alpet italiane: 6 persona humbën jetës pas rënies së ortekut

Të paktën 6 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 8 të tjerë janë plagosur pasi një ortek u shkëput nga mali në pjesën veri-lindore të Italisë. Akullnaja u shemb në Marmolada, malin më të lartë të Dolomiteve

Nga të dhënat e para raportohet se të paktën 15 të tjerë rezultojnë ende të humbur pas ngjarjes që përfundoi në tragjedi. Orteku u përplas me grupin e alpinistëve të cilët ishin duke eksploruar shtegun. 

Pesë helikopterë dhe dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, The Guardian

Read Previous

Tuppurainen: Këtë vjeshtë mund të kemi rezultate pozitive sa i përket heqjes së vizave për Kosovën

Read Next

Pas Finlandës, edhe Irlanda mbështet heqjen e vizave për Kosovën