Çfarë po ndodh në botë?

Gjenocidi në Srebrenicë: OKB miraton rezolutën; Vuçiç e kundërshton

OKB ka miratuar rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, duke vendosur një datë ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të ushtrisë serbe. Data e vendosur është 11 korriku, me 84 vota pro; 19 kundër dhe 68 abstenime.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e kundërshtoi rezolutën, duke thënë se është e politizuar dhe nuk mund t’i shërbejë pajtimit në Bosnjë-Hercegovinë. Në Srebrenicë, e cila ndodhet në pjesën lindore të Bosnjes dhe Hercegovinës, është bërë një gjenocid i kobshëm në vitin 1995, pasi forcat serbe vranë mbi 8,000 djem e burra boshnjakë. Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e njohu ngjarjen si gjenocid.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Egjipt/ Lejohet kalimi i ndihmave në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka dakordësuar që të lejojë ndihmat e OKB të kalojnë në kufirin me Gazën. Vendimi erdhi pas një telefonate me presidentin amerikan, Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë reagoi, duke përgëzuar presidentin egjiptian: “Presidenti Joe Biden përshëndeti angazhimin e Presidentit el-Sisi për të lejuar rrjedhën e ndihmës humanitare të ofruar nga OKB-ja përmes pikës së kalimit”, duke shtuar se kjo do të shpëtojë jetët e shumë njerëzve.

Vendet e NATO-s që kufizohen me Rusinë marrin të tjera masa për mbrojtje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lituania u shpreh më 24 maj se shtetet e Baltikut dhe disa shtete anëtare të NATO-s, të cilat kufizohen me Rusinë, do të ndërtojnë një “mur me dronë” për të mbrojtur kufijtë e tyre nga provokimet e mundshme ruse. Ky plan lidhet me shqetësimet e sigurisë në rajon dhe frikën nga një sulm i forcave ruse.

Estonia, Letonia, Finlanda, Norvegjia dhe Polonia do të ndërtojnë murin me dronë dhe me teknologji të reja për të mbrojtur kufijtë. Muri do të ketë sisteme vëzhgimi dhe do të jetë një fortifikim mjaft i sofistikuar, megjithatë, ende nuk dihet se kur mund të nisë projekti.

Gaza/ Një spital i rëndësishëm del jashtë funksionit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Spitali “al-Aksa” në qendër të Gazës do të dalë jashtë funksionit, për shkak se nuk ka furnizime me karburant. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, në një deklaratë për shtyp fajësoi praktikat e Izraelit dhe zvarritjen e dhënies së ndihmës nga OKB, e cila po bën që gjeneratorët në spitalin e Gazës të mos furnizohen me karburant.

Sipas zëdhënësit, spitali ka marrë 3,000 litra karburant, nga 5,000 që u duhen gjeneratorëve për të funksionuar. Në ambientet e spitalit ndodhen aktualisht 1,300 pacientë, të plagosur dhe të sëmurë, të cilëve po u pengohet trajtimi mjekësor.

Read Previous

Gërxhaliu: Diaspora është arteria kryesore e të hyrave në Kosovë

Read Next

Gjakovë: Lëndohet rëndë një person, dyshohet të jetë nga një mjet shpërthyes