Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bisedimet për armëpushimin në Gaza do të rinisin javën tjetër

Bisedimet në Doha, Katar, për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës u zhvilluan të enjten dhe të premten dhe do të vijojnë të diskutohen javën tjetër. Përfaqësuesit e Egjiptit, Katarit dhe SHBA do të ritakohen për të vazhduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme 10-mujore, e cila deri më tani ka shkaktuar 41,000 viktima dhe mbi 91,000 të lënduar.

SHBA ka paraqitur një propozim të ri, i bazuar në pikat e marrëveshjes. Sipas deklaratës së përbashkët të Egjiptit, Katarit dhe SHBA, është çelur rruga për të arritur rezultatet, për të shpëtuar jetë dhe për të ulur tensionet rakonale.

Rusi/ Më shumë se 1,700 njerëz u evakuuan brenda 24 orëve nga Kursk

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 1,700 njerëz u evakuuan brenda 24 orëve nga rajoni rus i Kursk, pas një sulmi të beftë që ushtria ukrainase bëri. Zëdhënësja e guvernatorit të rajonit, Irina Tolmacheva, u shpreh: “Gjatë ditës, 1,724 njerëz u larguan në mënyrë të pavarur, ose në grupe”.

Lajmin e bëri me dije në rrjetin Telegram të qeverisë. Ajo theksoi se më shumë se 6,500 njerëz u akomoduan në qendra të përkohshme në rajon, duke marrë ndihmat e nevojshme, ndërsa trupat ruse janë tërhequr në mënyrë strategjike.

Rusi/ Një tërmet i fuqishëm godet vendin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7 i shkallës Rihter goditi bregun e Kamachatka në Rusi. “Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6 km”, u shpreh zyra rajonale e Shërbimit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave në Rusi, duke dhënë të tjera detaje, si epiqendrën, e cila ishte 108 km larg rajonit Petropavlovsk, si dhe se nuk ka rrezik për cunami.

Më tej, një tjetër tërmet goditi vendin, këtë herë me magnitudë 4.7. Brigjet e Rusisë goditen shpesh nga tërmetet dhe paslëkundjet. Fatmirësisht, nuk raportohen dëme ose viktima nga të dyja tërmetet e ndodhura në këtë rajon.

Blinken shkon në Izrael për të ndihmuar me bisedimet për armëpushimin në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkoi në Izrael për të ndihmuar në vendosjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. SHBA, përmes propozimeve dhe ndërmjetësimit në Doha të Katarit, po përpiqet që të nxisë Hamasin dhe Izraelin të pranojnë armëpushimin dhe t’i japin fund luftës që ka nisur që prej tetorit të vitit 2023.

Kjo shënon edhe vizitën e 10 të kryediplomatit Blinken. Ndërkohë, ndërmjetës nga Katari, Egjipti dhe SHBA do të ritakohen për të vijuar me bisedimet e tyre për arritjen e paqes, ndërsa Blinken do të kryejë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe shefa të tjerë të qeverisë./anabel

Read Previous

Zbulohet sa vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit

Read Next

Lija e majmunëve ka ngritur alarmin në botë