Çfarë po ndodh në botë?

Shqipëri/ Banorët protestojnë për rrugën e re

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në rrugën Thumanë-Kashar, banorët e zonës janë ngritur në protestë, e cila është përshkallëzuar dhe ka përfunduar edhe në përplasje fizike me policinë. Forcat policore janë munduar t’i largojnë nga rruga banorët, duke përdorur gaz lotsjellës.

Policia ia ka dalë të zmbrapsë protestuesit, duke lejuar edhe qarkullimin në autostradë. Arsyeja e protestës së banorëve të Fushë-Krujës dhe Krujës është se rruga e re që planifikohet të bëhet, nuk është e aksesueshme prej tyre. Ata kërkojnë që të kenë akses për shtëpitë dhe sipërmarrjet.

Katar/ Përfundon bisedimi për armëpushimin në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bisedimet për negociatat u mbyllën, pas 2 ditësh. Në një deklaratë të përbashkët, zëdhënës të SHBA, Katarit e Egjiptit janë shprehur se bisedimet kanë qenë frytdhënëse dhe pritet që javën e ardhshme, të nënshkruhet në Kajro marrëveshja për ndalimin e luftimeve.

Zëdhënësit u treguan Hamasit dhe Izraelit një propozim, duke shpresuar që të vijojë puna për detajet dhe që të përmbushet marrëveshja e armëpushimit gjatë ditëve në vijim. Ky është raundi i disatë i bisedimeve dhe propozimeve për një armëpushim të mundshëm në Rripin e Gazës, ku deri më tani janë vrarë mbi 41,000 palestinezë dhe janë lënduar mbi 91,000 të tjerë.

Tajlandë/ Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet kryeministre

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Parlamenti i Tajlandës ka vendosur që Paetongtarn Shinawatra të jetë kryeministrja e re e vendit, duke u bërë kështu kryeministrja më e re e vendit, si dhe gruaja e dytë që merr këtë pozicion, pas tezes së saj, Yingluck. Paetongtarn është vajza e Thaksin, ish-liderit miliarder të Tajlandës.

Ajo do të haset me sfida si rimëkëmbja e ekonomisë, si dhe mund të shmangë grushtet e shtetit dhe ndërhyrjet gjyqësore, të cilat deri më tani kanë rrëzuar 4 administrata të mëparshme, të gjitha të udhëhequra nga familjarët e saj. Vajza mori 319 vota pro dhe 145 kundër, duke u bërë kështu anëtarja e katërt e familjes që zgjidhet si kryeministre në 2 dekadat e fundit.

Kinë/ Merr dritën jeshile një vaksinë e re, e cila synon tumoret

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Kinë është miratuar vaksina e re mRNA, e krijuar për të synuar tumoret e virusit Epstein-Barr (EBV). Vaksina u miratua nga autoriteti rregullator farmaceutik dhe më parë, nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Vaksina është zhvilluar nga “WestGene Biopharma” dhe ka përfunduar me sukses tekstet për karcinomën nazogaringeale dhe limfomën, që njihen si kanceret e lidhura me EBV, një kancerogjen që shkakton +10 lloje kanceri, duke përmendur edhe atë të stomakut.

Për vaksinën do të kryhen prova të mëtejshme, për të zbuluar më tepër rreth potencialit në zhvillimin e imunoterapisë së tumorit./Anabelmagazine/

Read Previous

Në gjysmën e parë të vitit 2024 ra për 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit

Read Next

20 persona dyshohet se u helmuan në një furrë, urdhërohet mbyllja e saj