Ekuadori përfshihet nga kaosi: Dhunë, sulme, plaçkitje dhe rrëmbime
Ekuadori është duke përjetuar një dhunë të tmerrshme, aq kaotike, sa ushtria ëshë detyruar të dalë në rrugë në disa qytete, për të rivendosur rendin. Disa persona të armatosur kanë mësyrë në një studio televiziv gjatë transmetimit live, duke marrë peng disa njerëz, ndërkohë që në të gjithë vendin janë shpërthyer bomba.
Situata kaotike ka përfshirë edhe burgjet, pasi deri më tani, mbi 130 punonjës po mbahen peng nga të burgosurit. Kjo gjendje nisi me arratisjen e gangsterit famëkeq, Adolfo Macías Villamar, i njohur edhe si Fito.
Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore
Presidenti i Ukrainës, e cila prej kohësh është pushtuar nga Rusia, Volodymyr Zelensky është shprehur se bota mësoi prej ushtrisë ukrainase se Rusia mund të ndalet, por sërish, ka nevojë të madh për ndihmën e aleatëve. Ai kërkoi sisteme te reja të mbrojtjes ajrore, për të parandaluar sulmet e shumta që vijnë nga dronët rusë.
Ai theksoi se depot janë bosh dhe situata është sfiduese. Papritur, Rusia ka ashpërsuar sulmet në Ukrainë, duke sulmuar me drone të njëpasnjëshme në qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që ofensiva ukrainase në Rusi nuk po përparon.
Vendet arabe kundër Izraelit: “Mos e ripushto Gazën”
Jordania dhe Egjipti i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë banorët e zhvendosur në Gaza të rikthehen në shtëpi dhe e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: Janë kundër çdo ripushtimi që Izraeli mund t’i bëjë Gazës.
Këto mesazhe u dërguan kur presidentët respektivë u takuan me homologun palestinez, Mahmoud Abbas.
Izraeli po vijon një fushatë të ashpër luftarake në Gaza dhe presidenti izraelit ka thënë se lufta mund të jetë e gjatë. Nga ana tjetër, Gaza nuk posedon një ushtri, ndaj është në një krizë të thellë humanitare dhe deri më tani, numri i të vdekur ka kaluar shifrën 23,000.
Stuhitë në ShBA shkaktojnë 5 viktima
ShBA është goditur nga një valë stuhish, ndërkohë që po përgatitet për temperatura edhe më të ulëta dhe më shumë rreshje bore. Situata shfaqet më e vështirë në lindje të vendit, ku shumë njerëz u detyruan të evakuoheshin. Në të njëjtën zonë, 5 persona mbetën viktima të stuhive.
Gjatë kësaj jave, një stuhi e cila mund të jetë e fundit, do të përfshijë gjithë vendin. Erërat vijnë nga Arktiku dhe do të jetë një mot shumë i ftohtë.