Çfarë ndodhi me paratë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara?

Është ky Martin Dushi nga fshati Kushavec i komunës së Gjakovës. Për hallin që e ka po kërkon përgjegjësi. Ai jeton me dy fëmijët e tij binjak, Kristën dhe Kristianin. Që të dy fëmijët janë me aftësi të kufizuara. Shqetësimi i tij ka një histori. Vite më parë është organizuar një koncert humanitar për të ndihmuar fëmijët në shërim por që asgjë nuk mori nga fondet e fituara u shpreh ai. E për gjithë këtë Martini konsideron se dikush është fajtor.

Tv Syri ka kontaktuar me organizatorin e koncertit, Martin Topalli ku përmes një shkrimi tregon lidhur me rastin.

Koncerti i dedikuar për Kristë dhe Kristian Dushin është mbajtur më 26 Nëntor 2019 në Fullinsdorf Kanton Baselland, ku organizator i këtij koncerti jam unë bashkë me familjen dhe shoqërinë. Unë kam telefonuar kryetarin e shoqatës së Kushavecit dhe i kam kërkuar që të hapet një konto-numër që donatorët të kenë mundësi ta ndihmojnë Kristën dhe Kristianin, por që një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pse janë mbledhur 9.146 franga për këta fëmijë. Pas një marrëveshje që kisha me kryetarin Kerhani dhe Leonard Topallin u dakorduam që në momentin që fakton dokumentat e mjekut ne do t’i tranferojmë paratë në konto. Mirëpo kjo nuk ndodhi prapë edhe pse i dokumentuam me fakte vizitat tek Dr. Dashurije Koshi. Në koncertin që kam organizuar kam arritur t’i mbledh 12.980 franga bashkë me një karrocë në vlerë prej 4,600 franga ku edhe më pas ia kemi dërguar me datë: 28.05.2020 në konton e motrës së tyre, Drita Gashi. Më pas i kom pyetur shoqatën se pse fondet tjera të fituara nuk po ju dërgojnë familjes, ata prapë nuk më janë përgjigjur. E çka është më shqetësuese, shoqata ka marrë një iniciativë pa më pyetur mua si organizator, që paratë e mbledhura për fondet tjera t’iu kthehen bëmirësve sepse këto të holla nuk iu nevojiten më ose t’i leni në shoqatën e Kushavecit lidhur me ndonjë aktivitet tjetër.

Meqenëse në këtë rast ishte i apostrofuar edhe emri i doktoreshës Dashurije Koshi, ne e kontaktuam edhe atë. E njëjta nuk pranoi të prononcohet para kamerës. Ajo tha se gjendja shëndetësore e fëmijëve është më e mirë pas trajtimeve që ju kemi bërë dhe medikamenteve që i kanë marrë.

Tv Syri vazhdoi kontaktet tek personat tjerë lidhur me rastin.  Përmes telefonit kemi pranuar një mesazh nga Tunë Kerhani, President i Shoqatës Kushaveci ku mes tjerash citohet:

Ju shkruaj rreth rastit të fëmijëve të Martin Dushit. Koncerti në fjalë është organizuar nga ish anëtari i shoqatës tonë, Martin Topalli. I njëjti na është lutur që të hapim një konto të veçantë në lidhje me koncertin. Na u tha dhe e bëmë. Në këtë konto u mblodhën 9.200 franga në Shoqatën Zvicerane ‘’Kushaveci’’. Prindi i dy fëmijëve, Martin Dushi në marrëveshje me Martin Topallin kërkonin që 9.200 franga t’i dërgonim KESH në dorë për arsye të tyre personale, gjë të cilën shoqata jonë nuk e lejon. Ne jetojmë dhe veprojmë në Zvicër, ligjet e këtij shteti nuk mundësojnë që mjetet e grumbulluara për qëllime humanitare të keqpërdoren ose të kenë destinacion tjetër. Si shoqatë ju ofruam që të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me mjekim të u paguajmë direkt nëpërmjet bankës. Martin Dushi vazhdoj prapë me kërcënime duke kërkuar që paratë t’i dorëzohen në dorë. Pas insistimeve të mëdha që kishte personi në fjalë, shoqata mori vendim që këto të holla t’ju kthehen të gjithë bëmirësve që kontribouan me arsyetimin që projekti nuk realizohet për të cilin edhe keni paguar. Shoqata ‘’Kushaveci’’ nuk bën kompromis me mashtrime dhe keqpërdorime që të tjerët mendojnë. Pos tjerash ne si shoqatë Martin Dushit i kemi ndërtuar shtëpinë në vlerë prej 60.000 euro, ku sot jeton bashkë me familjen. Ne e kuptojmë gjendjen sociale dhe shpirtërore por çdo gjë ka limit. Ndërsa krejt në fund ju bëj të ditur se ish anëtari jonë, organizatori i koncertit Martin Topalli është në përcjelljen e shtetit Zvicran, thuhet në mesazhin e dërguar nga shoqata. 

Tv Syri do ju mbaj të informuar mbi vazhdimësinë e rastit.

Read Previous

Aktakuzë ndaj kosovarit që dyshohet se trajnoi snapjeristët në ISIS

Read Next

Nga pandemia në endemi – Si mund të kthehemi në normalitet?