Aktakuzë ndaj kosovarit që dyshohet se trajnoi snapjeristët në ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.D.

Prokuroria Speciale ka treguar se i dyshuari me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve.

Më pas sipas prokurorisë, i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali

Read Previous

Krimet Ekonomike në aksion/ Bastisje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Read Next

Çfarë ndodhi me paratë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara?