Krimet Ekonomike në aksion/ Bastisje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Në vazhdën e hetimit intensiv që po realizohet për rastin në Gllogjan, Policia ka kryer disa bastisje me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.

Ndonëse nuk janë siguruar prova konkrete për identifikimin e autorëve të vrasjes së trefishtë, megjithatë janë siguruar prova për veprat penale që lidhen me fajde dhe bixhoz, të cilat u janë transferuar Krimeve Ekonomike për hetim të mëtutjeshëm.

Krimet Ekonomike të asistuara nga zyrtarët policorë, po zhvillojnë një aksion, i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave./Gazetasinjali/

Read Previous

Detaje rreth edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Read Next

Aktakuzë ndaj kosovarit që dyshohet se trajnoi snapjeristët në ISIS