• 28 May, 2022

Detaje rreth edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Përmes një konference për media, Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ka publikuar detajet e fundit në lidhje me edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës.

Ky edicion jubilar do të ketë pesë prezantues dhe do të mbahet në tri net, më 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë i pranishëm çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të “Eurovisionit”, pasi fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, i cili do të mbahet në Torino të Italisë./ KultPlus.com

Read Previous

OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit

Read Next

Krimet Ekonomike në aksion/ Bastisje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan