Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se kjo federatë shumë shpejtë do të dixhitalixohet në tërësi.
Kjo do të bëhet duke iu falënderuar një donacioni nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite.
Sipas Ademit, sistemi MyFFK do të dixhitalizojë administratën e FFK-së, lidhjet rajonale, regjistrimin e lojtarëve, klubet, referimin dhe menaxhimin e garave. /KosovaPress/