Një delegacion i përfaqësuesve politik e institucional nga Lugina e Preshevës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë takimeve kanë marr premtimin se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë në agjendën e tij.
Në takim po marrin pjesë deputeti i vetë shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi, kryetari i Bujanocit Nagip Arifi dhe ish-kryetari i Preshevës.
Kryetari i KKSh-së tha se në Departamentin e Shtetit të SHBA-së zhvilluam takime sa konstruktive po aq produktive.
“Njoftuam me zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe përballjen me diskriminimin e shqiptarëve. ShBA-të mbeten partner të përkushtuar të Luginës. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka shkruar Mustafa./Sinjali/