Forca e Sigurisë së Kosovës fiton medaljen e argjend në garat më prestigjioze në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes suksese që po arrinë në gara të ndryshme ndërkombëtare, thotë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Ai tregon se së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjend në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ që u zhvillua në Britani të Madhe.

Ministri theksoi se në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.

Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.

“Përgëzimet e mia për lidershipin e Gjeneral Jasharit, udhëheqësin e ekipit tonë, Toger Diar Statovci, si dhe mirënjohje e lartë për angazhimin e pakursyer të këshilltarit tonë ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter. Ushtria e Kosovës, krenaria jonë”, tha shkruar Mehaj./Sinjali/

Read Previous

Ndërprerje e energjisë deri në 9 orë, del orari për dy ditët në vazhdim në Gjakovë

Read Next

Çështja e shqiptarëve të Luginës në agjendën amerikane