Çështja e shqiptarëve të Luginës në agjendën amerikane

Një delegacion i përfaqësuesve politik e institucional nga Lugina e Preshevës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë takimeve kanë marr premtimin se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë në agjendën e tij.

Në takim po marrin pjesë deputeti i vetë shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi, kryetari i Bujanocit Nagip Arifi dhe  ish-kryetari i Preshevës.

 Kryetari i KKSh-së  tha se në Departamentin e Shtetit të SHBA-së zhvilluam takime sa konstruktive po aq produktive.

“Njoftuam me zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe përballjen me diskriminimin e shqiptarëve. ShBA-të mbeten partner të përkushtuar të Luginës. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka shkruar Mustafa./Sinjali/

Read Previous

Forca e Sigurisë së Kosovës fiton medaljen e argjend në garat më prestigjioze në botë

Read Next

Nga 89 testime rezultojnë 2 persona pozitiv me COVID-19