Casemiro: Kurioz të shoh Ancelottin në krye të Brazilit

Mesfushori brazilian Casemiro u rikthye pas dy vitesh mungesë në kombëtaren e Brazilit, e cila tashmë drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti. Në një intervistë për ESPN, mesfushori për emocionin e tij për emërimin e italianin si trajner i ri i kombëtares braziliane.

“Pas largimit të Tite, mendoj se ai ishte zgjedhja më e natyrshme. Brazili kishte nevojë për një profesionist të kalibrit të tij, një emër të shquar që kërkon respekt. Ai është i jashtëzakonshëm, në mënyrën se si ai flet për lojën e futbollit të mrekullueshëm”, deklaroi Casemiro.

Më tej, mesfushori i Manchester United, shtoi admirim ndaj italianit: “Le ta shijojmë këtë moment, sepse pavarësisht fitoreve apo humbjeve, kur flet për futbollin, ai kullon karizëm dhe ka aftësinë t’i shtyjë lojtarët të japin më të mirën, të nxjerrin në pah cilësitë e tyre më të mira”.

“Jam i lumtur që një trajner i këtij kalibri po drejton kombëtaren braziliane, por jam pak i zhgënjyer që është vetëm për një periudhë të shkurtër. E njoh personalisht, shumë mirë dhe një vit nuk mjafton. Jam kurioz ta shoh atë në këtë detyrë me ekipin kombëtar”, tha Casemiro.

“Me Ancelotti jemi më afër fitores, por dua të ritheksoj se nuk ka asnjë garanci që Brazili do të fitojë tani. Por kur një trajner i këtij niveli merr drejtimin e ekipit kombëtar, rritet ndjeshëm dëshira për t’u kthyer e luftuar më fort në kombëtare”, deklaroi Casemiro për të ardhmen. /Telesport.al/

Read Previous

Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm

Read Next

Me vetëm tre minuta angazhim në seancë, deputetët do të marrin pagën e plotë për muajin maj