Carvajal: Fitorja e Superkupës na jep besim për gjithë sezonin

Në prag të sfidës së sotme në finalen e Superkupës së Europës, mes Real Madrid dhe Atalanta, ka folur për mediat edhe mbrojtësi i “Los blancos”, Dani Carvajal.

“Atalanta? Ne e përballojmë sfidën me shumë entuziazëm. Fillimi me një titull të jep besim për sezonin“, u shpreh mbrojtësi i Real Madrid.

Më tej, Dani Carvajal, në një mesazh për mediat, pak orë para finales u shpreh edhe për shokun e tij të ri të skuadrës, sulmuesin francez Kylian Mbappe, ardhur nga PSG.

“Në të kaluarën kam vuajtur shumë kundër tij, pasi është një sulmues i jashtëzakonshëm. Por tani është me ne dhe ai do të na ndihmojë shumë të fitojmë”, tha Carvajal. /Telesport.al/

Read Previous

Dhjetë foto ikonike nga ‘Paris 2024’

Read Next

Përdorën mjete të forta – rrihen mes vete pesë persona rreth një kontesti pronësor