Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025.

Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00, njofton FFK.

Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive.

Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane./Klankoova.tv

E mërkurë, 26 shkurt:
Drenica – Ferizaj
Malisheva – Llapi

E enjte, 27 shkurt:
Vëllaznimi – Prishtina
Prishtina e Re – Drita

Read Previous

Mbi 2 mijë gjoba trafiku u shqiptuan nga policia brenda 24 orëve

Read Next

Ambasada e SHBA-së reagon pas mbylljes së qendrave ilegale për punë sociale në veri