Cakolli: Deputetët erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari

Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar për të 24-ën herë me radhë, duke e lënë vendin në bllokadë institucionale prej më shumë se një muaji e gjysmë.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke e quajtur të papranueshme që deputetët të marrin pagën për dështimet e tyre.

Sipas tij, secili deputet ka marrë rreth 2,600 euro si kompensim, përkundër mungesës totale të punës konkrete. Në total, mbi 300 mijë euro janë paguar nga taksat e qytetarëve, për më pak se dy orë punë dhe asnjë vendim të marrë./21Media

Read Previous

​Ngërçi politik, Kurti: Situata reflekton përballjen me struktura patriarkale të prapambetura

Read Next

AKRK dhe ZRrE diskutojnë për liberalizimin e tregut të energjisë