Bytyqi: Kemi investuar në 94 projekte infrastrukturore në vend

Po investojmë në rrjetet e reja të furnizimit me ujë, rrjetet e kanalizimeve, në ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale, rindërtimin e spitaleve të përgjithshme, shkollave, urave të reja, po investojmë në projekte sipas nevojave reale të qytetarëve, thuhet në njoftimin e zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, 94 projekte infrastrukturore janë investuar në të gjithë vendin, me vlerë 49.7 milionë euro.

“Ne kujdesemi për zhvillimin e balancuar ekonomik dhe sigurimin e një jete dinjitoze për çdo qytetar. Asnjëherë nuk është investuar kështu në komuna!”, theksoi Bytyqi./Telegrafi/

Read Previous

Aksident në rrugën Malishevë-Arllat, një i vdekur e dy të lënduar

Read Next

Atletja shqiptare, Luiza Gega kualifikohet në finale të “Tokio 2020”