Atletja shqiptare, Luiza Gega kualifikohet në finale të “Tokio 2020”

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio.

32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs.

Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës./Telegrafi

Read Previous

Bytyqi: Kemi investuar në 94 projekte infrastrukturore në vend

Read Next

​PDK akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të Kosovës në aspektin ndërkombëtar