Buxhovi: Shqetësimi im janë fëmijët, nuk kam ndonjë informatë për largimin e tyre nga zonat e luftës

Qytetari Bashkim Buxhovi i cili prej vitesh jeton me familje në Ukrainë, përmes një telefonate të realizuar nga ana e televizionit Syri ka lajmëruar se pas shumë shumë përpjekjshesh të mundimshme  ka arritur të ikë nga zona e bombardimeve për tu sistemuar në zonën perendimore të Ukrainës.

Mirëpo Buxhovi ka një tjetër shqetësim. Fëmijët e tij të cilët prej dy ditës janë nisur për tu larguar nga zoonat e luftës kanë humbur kontaktin me të atin dhe ende nuk ka ndonjë informatë se ku gjinden.

Kujtojmë se bashkëqytetari ynë në Ukrainë përjetoj shumë keq emocionalisht bombardimet i gjendur në banesën e tij duke pritur nga çasti në çast edhe vdekjen.

Sipas Buxhovit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka raportuar se që nga data 24 e deri në ditën e sotme  armata ruse ka përjetuar humbje të mëdha.

Read Previous

Japonia i dhuron 100 milionë dollarë ndihmë Ukrainës

Read Next

Çmimet në tregje janë rritur ndërsa interesimi i blerësve ka rënë