Buxheti i vitit të ardhshëm sot diskutohet në dy Komisione parlamentare

Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për komunitete dhe kthim dhe Komisionin për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.

Ndryshe kuvendi i Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.

Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.

Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare./indeksonline/

Read Previous

Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë “departamentin e ri të efikasitetit të qeverisë”

Read Next

SHBA hap bazën e raketave në Poloni