Butragueno për Real-Man City: Ja çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar

Drejtuesi i Real Madrid-it, Emilio Butragueno pranon se përballja me Manchester Cityn do të jetë e vështirë.

Shorti i 1/16-ave të Champions League ka vënë përsëri përballë Real Madrid me Manchester City.

Butragueno tha: “Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Ata janë një ekip i madh që gjithashtu kanë përvojë dhe janë mësuar me këtë lloj ndeshjeje, ndaj do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë. Por ky kompeticion është shumë i veçantë për ne, ne luajmë ndeshjen e kthimit në Bernabeu.”

“Ne duhet të marrim një rezultat të mirë në Mançester dhe, nëse jemi në gjendje ta bëjmë këtë, jam i sigurt se me mbështetjen e tifozëve tanë do të kemi më shumë shanse për t’u kualifikuar. Është e vërtetë që kjo fazë kualifikuese ka qenë pak e çuditshme dhe për këtë arsye ata kanë përfunduar kaq poshtë, por ne e dimë që ata janë shumë të fortë dhe ne duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë”. /Telesport.al/

Read Previous

BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Read Next

BE-ja nuk do të shes videolojëra në Rusi?