Bulevardi “Xhorxh Bush” mbyllet për qarkullim deri më 14 korrik, Komuna njofton se si do të qarkullojnë autobusët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullimin e mjeteve për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të ​Universitetit Ndërkombëtar Veror.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se mbyllja do të bëhet nga data 3 korrik deri më 14 korrik.

“Ju njoftojmë se, Bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë”, bëhet e ditur në njoftim.

Komuna njofton se, tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”. /Telegrafi/

Read Previous

Motivohet nga Lorik Cana dhe ëndrra është të luajë në Kombëtaren A, rrëfimi i talentit Medon Berisha

Read Next

Diga e Kakhovka po thahet, rreth 700 mijë njerëz rrezikojnë të mbeten pa ujë në Ukrainë