Teksa përshkon rrugën për në fshatin Meje të Gjakovës, ajo qfarë bie në sy është bujtina e familjes Nrejaj. E rrethuar me gjelbërimin e pranverës tashmë ajo ka marrë një pamje edhe më të bukur.
Rreth bujtinës ka më shumë pemë frutore po ashtu edhe një fermë e vogël që ndihmon pronarët të kenë çdo herë produktet bio për turistët që vendosin ta vizitojnë.
Nëse për të gjithë periudha e pandemisë ka qenë e vështirë, Blerta na rrëfen diçka tjetër.
Planet e familjes Nrejaj janë që kapaciteti i bujtinës të rritet pasi që kërkesat nga vizitorët janë të shumta.