Shtegu i ecjes në Shkugëz ende pa ndriçim

Ka kohë që ndriçimi në shtegun e ecjës në Shkugëz është jashtë funksionit. Ndonëse në muajin Mars kishin filluar punimet për rregullimin e këtij defekti gjendja vazhdon të jetë e njejtë.

Qytetarët të shumtë e frekuentojnë këtë pjesë për ecje, por ata thonë që u duhet të kthehen ende pa u errësuar.

Nga drejtoria për shërbime publike në Komunën e Gjakovës janë shprehur që është duke u punuar vazhdimisht që të rregullohet çdo problem i mundshëm por që dëmtimi i shtyllave ndriçuese shpesh herë bëhet nga vetë qytetarët.

Read Previous

Bujtina e familjes Nrejaj, vendi i preferuar i turistëve

Read Next

Gashi: Përdorimi i tepërt i teknologjisë, më shumë dëm sesa dobi