Brukseli njofton zyrtarisht ndalimin e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE

Në një samit në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian njoftuan ndalimin de facto të procesit të pranimit të Gjeorgjisë në BE.

Këshilli Evropian ripohoi gatishmërinë e Bashkimit për të mbështetur popullin gjeorgjian në rrugën e tij evropiane, por shprehu shqetësim serioz për kursin e veprimit të ndërmarrë nga Qeveria gjeorgjiane.

Dokumenti i publikuar në faqen e Këshillit Evropian thotë se bie ndesh me vlerat dhe parimet mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.

Këshilli Evropian i bën thirrje Gjeorgjisë të miratojë reforma demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në përputhje me parimet bazë të integrimit evropian. /Albanianpost.com

Read Previous

10 futbollistët më të paguar, prijnë Ronaldo e Messi

Read Next

Arrestohet një person në Mitrovicë, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar