Bruges, qyteti belg me gjurmë të mesjetës

Qyteti Bruges në Belgjikë, është ndër destinacionet turistike më të njohura në botë me strukturat dhe kanalet e tij mesjetare, raporton Anadolu.

Bruges, kryeqyteti i rajonit të Flandrisë Perëndimore, është qyteti i gjashtë më i madh i Belgjikës.

Ai tërheq afro 8 milionë turistë çdo vit me arkitekturën gotike, rrugët me kalldrëm dhe rrugët ujore.

Qyteti është një lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vizitorët mund të eksplorojnë sheshet e saj, urat interesante dhe muzetë historikë.

Me pamjen e tij mesjetare, Bruges është një destinacion që duhet vizituar për entuziastët e historisë dhe ata që kërkojnë një “udhëtim në histori”. /Anadolu Agency/

Read Previous

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullsisë civile

Read Next

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, ”The Telegraph”: Ndalimi i parë i këtij lloji në Evropë