Broja në Europian? Sylvinho shprehet për situatën e sulmuesit të Chelsea

Trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për Broja, me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t që nuk mori pjesë në asnjë nga ndeshjet eliminatore të Euro 2024-ës, por që është një kandidat i fortë për të shkuar në Europian.

Tekniku brazilian i Shqipërisë foli me superlativa për Brojën dhe theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Sylvinho. / h.ll/abcnews.al

Read Previous

Hungaria bllokon 50 miliardë euro ndihmë të BE-së për Ukrainën

Read Next

Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët