Brenda 24 orëve shtatë të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar shtatë persona nga gjashtë raste të armëmbajtejeve pa leje.

Më poshtë gjeni rastet në hollësi:

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Rr.Ramiz Cerrnica, Prishtinë – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

“Podujevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator me 4 fishekë dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Rr.B, Prishtinë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportine policisë.

“Rr. Kadri Zeka, Ferizaj – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”./indeksonline/

Read Previous

Trump thotë se nuk do të kandidojë më nëse humb zgjedhjet

Read Next

Media franceze “OK Voyage”: Zbuloni 10 vendet më të mira që duhet të vizitoni në Shqipëri