BQK: Investimet e huaja direkte shënojnë rënie 12.5 për qind në tre mujorin e dytë të këtij viti

Investimet e huaja direkte në tre mujorin e dytë 2023 kanë shënuar rënie prej 12.5 për qind në Kosovë.

Sipas raportit “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë TM2 2023” të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se investimet e huaja direkte në periudhën prill-qershor 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 për qind, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro.

“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind e përgjithshme të IHD-ve apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023.

Ndërsa, investimet e huaja direkte të rezidenteve nga Kosova në vendet tjera kanë shënuar rritje në periudhën prill-qershor 2023, duke arritur vlerën prej 53.1 milionë euro (50.7 milionë euro në prill-qershor 2022), investime të destinuara në vendet e rajonit e të orientuara kryesisht në sektorin e patundshmërisë. /KosovaPress/

Read Previous

Takimi i ministrave të NATO-s, ambasadori rumun: Tensionet në Ballkan na shtynë të dërgojmë 134 trupa shtesë

Read Next

Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për krime lufte, pastaj e liron