Përballja me pandeminë ka bërë që sikurse në të gjithë vendin edhe në komunën e Gjakovës të bie numri i turistëve. Përveq dëmeve ekonomike, kjo situatë e ka prekur edhe emocionalisht Fatime Boshnjakun e cila tash e sa vite e menaxhon hostelin e saj i cili gjendet në afërsi të Xhamisë së Hadumit në Çarshinë e vjetër në Gjakovë. Ajo tha se i mungon gjallëria e turistëve në hostel dhe se e ka të vështirë kur e sheh vendin bosh.
Momentalisht në këtë bujtinë kaq të bukur ku Boshnjaku ka gërshetuar në mënyrë mahnitëse modernen dhe antiken ne nuk gjetëm asnjë turist. Ajo u shpreh se numri i vizitorëve ka shënuar rënje të dukshmëm për shkak të situatës me të cilën po përballet i gjithë vendi, e kjo e vështirëson edhe më tepër mirëmbajtjen e këtij biznesi.