Manchester Unitedi ka konfirmuar tashmë marrëveshjen me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit anglez, Jadon Sancho.
Para disa orësh, klubi gjerman konfirmoi se Sancho do të jetë lojtar i ri i Djajve të Kuq, pasi një marrëveshje është arritur.
Disa orë më vonë është edhe vet klubi anglez që ka konfirmuar transferimin e Sanchos në Old Trafford.
“Manchester Unitedi është i kënaqur të njoftojë se ka arritur marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e Jadon Sancho”.
“Nënshkrimi i nënshtrohet kushteve kontraktuale dhe një testi mjekësor, i cili do të përfundojë pas përfshirjes së Jadon në Kampionatin Evropian”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja e transferimit thuhet se është arritur për 85 milionë euro. /Telegrafi/