Borrell: Marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-ve do të jenë të ndryshme në varësi të asaj se kush fiton

“Amerikanët duhet të vendosin se kë duan në Shtëpinë e Bardhë dhe jam i sigurt se do të ketë një ndryshim mjaft të madh për marrëdhëniet transatlantike në varësi të asaj se kush është atje” pas votimit, “por është në dorën e qytetarëve amerikanë të vendosin. nuk dua të ndërhyj”.

Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas mbërritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Kemi punuar shumë mirë me Biden, kemi pasur një marrëdhënie shumë pozitive. Nëse ai vendosi të tërhiqet sepse mendon se një kandidat tjetër mund të ketë më shumë forcë për të fituar zgjedhjet për demokratët, ne e respektojmë vendimin”, theksoi ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Kina dhe Filipinet arrijnë një marrëveshje paraprake për të zbutur tensionet në Detin e Kinës Jugore

Read Next

Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj Biden, do të mbetet gjithmonë e thellë