Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit si një “përshkallëzim të paprecedentë”.
“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, shkroi ai në platformën X.
“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”, shtoi ai.
Borrell dhe BE-ja dënuan gjithashtu sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask, Siri./abcnews.al
The EU strongly condemns the unacceptable Iranian attack against Israel.
This is an unprecedented escalation and a grave threat to regional security.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 13, 2024