Borrell: BE-ja dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon sulmin që ndodhi sot në mëngjes në Ankara, ku u plagosën dy zyrtarë policorë.

Borrelli me anë të një postimi në platformën X, teksa shprehi solidaritetin e tyre me shtetin turk u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“BE dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara, duke plagosur disa policë. Ne shprehim solidaritetin me Turqinë dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Borrell./Sinjali/

Read Previous

Një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku

Read Next

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi